Këshilltari i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, Ralf Gjoni, ka fshirë statusin kundër ministrit të ri të Brendshë, Fatmir Xhafaj.
Ai thotë se llogaria e tij në Facebook është hakuar dhe kane bere kete postim pa dijeninë e vetë Gjonit.
Te nderuar miq, sapo kam mberritur ne Finlande pas nje udhetimi te gjate dhe shoh qe rrjetet qenkan mbushur me nje status ne emrin tim te cilin nuk e kam vene une, lidhur me nje lajm te nje portali mbi Ministrin e ri te Brendshem.
Sqaroj per miqte e mi dhe mediat qe statusi sapo eshte hequr nga une dhe dua te konfirmoj qe ky nuk ka qene postim nga ana ime.
Nuk e kuptoj dashekeqesine e atyre qe kane arritur ne futen ne Facebook-un tim dhe me kane atribuuar nje status qe nuk me perket Ju falenderoj per mirekuptimin, shkruan ai.