rama-dhe-metaLorenc Vangjeli, analist i pavarur dhe këshilltar i kreut të Kuvendit njëherësh kreut të LSI-së, Ilir Meta, ka qenë i ftuar si gazetar në "Opinion". Vangjeli ka dhënë mendimin e tij për atë se ccfarë po ndodh në koalicion.

Pyetjes së gazetarit Fevziu, nëse pritet të këtë ndryshime të tjera në qeveri, këshilltari analist pranë kryeparlamentarit, Lorenc Vangjeli, u shpreh se: "Nuk mund të vihet bast për asgjë. Është një lojë shahu por që nuk e rrezikon pushtetin".