aleksiKëshilltari i Ilir Metës për mediat, Emiljano Aleksi i ka kushtuar një bejte partisë së tij.

Kjo përkon me rastin e ditëlindjes së LSI-së.

Me këtë rast Aleksi ka shkrepur një foto te godona e selisë qendrore të partisë.

Ja cila është bejtja e tij:

LSI, o jetëgjatë,

Ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,

as drobitesh, as rrëgjohesh,

më je gjithë bukuri

Gëzuar 11 vjetorin LSI...!!!!

Kuptohet qartë që ndër rreshta se mbrohet kryetari Meta që është akuzuar këto ditë nga rivalët politikë dhe iu dërgohet një mesazh kundërshtarëve.

Ndërkohë gazetari i TCH Muhamed Veliu i shkruan ne FB: "Ja paske fut Ben Dukes me kete poezi".

vel