Conor McGregor u detyrua ti nënshtrohej forcës së rusit Khabib Nurmagomedov në një plot emocion dhe kaos në UFC, teksa përplasja më e madhe ishte ajo jashtë kafazit, që u cilësua edhe si e turpshme nga mediat.


E teksa Khabib e justifikoi goditjen jashtë ortogonit të stafit të irlandezit, me fyerjet e vazhdueshme që ekipi i McGregor dhe vetë sportisti i kishin bërë ndaj familjes dhe fesë që përfaqëson, Notorious ka thyer heshtjen me një postim në Twitter.


Disa orë pas uljes së gjakrave, McGregor shkruan: “Goditje e mirë. Po pres të rindeshemi!


Edhe pse Khabib e shpërfytyroi në kafaz, duket se McGregor nuk dorëzohet dhe lë të hapur mundësinë e një përballje të dytë me djaloshin nga Dagestani, i cili nuk njeh humbje, por vetëm 27 fitore në këtë sport.


Komenti i fundit i McGregor megjithatë sugjeron se rivaliteti i tyre i hidhur nuk ka mbaruar me kaq, teksa dy gjigandët e UFC kanë një raport të karakterizuar nga fyerjet dhe sulmet, me McGregor që më parë ka sulmuar me karrige edhe autobusin e Khabibit.


Ndërkohë skenat e dhunshme janë dënuar gjerësisht nga ekspertët, luftëtarët dhe tifozët.


7 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)