Presidenti Donald Trump deklaroi se duket që gazetari saudit që banonte në SHBA, Jamal Khashoggi ka vdekur.


“Sigurisht që për mua ashtu duket. Është shumë e trishtueshme”, u tha ai gazetarëve kur po nisej nga Baza Ajrore Andrews pranë Uashingtonit.


Ndërkaq, SHBA duket se është e gatshme t’i japë Arabisë Saudite pak më shumë kohë për të përfunduar hetimet ndaj akuzave të Turqisë, se agjentët sauditë vranë një gazetar me banim në SHBA brenda konsullatës së Riadit në Stamboll.


Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, pas takimit me udhëheqësit sauditë dhe turq këtë javë, informoi të enjten presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke i kërkuar atij t’i japë Arabisë Saudite edhe disa ditë të tjera për të përfunduar hetimin rreth zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)