Eshte kidnapuar nga persona te panjohur nje biznesmen i njohur kosovar nga Rrafshi i Dukagjinit identiteti i te cilit eshte i njohur per redaksine.



Per shkak se familjaret e tij kane kerkuar nga policia qe ky rast te mbetet anonim perkunder posedimit te informacioneve gazeta nuk mund te publikoje detaje te tjera te ketij rasti.



Sidoqofte biznesmeni eshte pronar i njeres prej kompanive te medha vendore nderkohe qe burime te policise kane treguar per Expressin se ai eshte zhdukur ne mengjesin e dites se marte.



Biznesmeni dyshohet se eshte kidnapuar derisa udhetonte i vetem me automjetin ne rrugen nacionale Prishtine-Peje.



Policia eshte duke u marre jashtezakonisht ne menyre serioze me kete rast saqe rasti nuk ka kaluar fare te hetuesit e rajonit te Pejes.



Me kete rast eshte duke u marre drejtperdrejt Drejtoria e Krimeve te Renda te Policise se Kosoves ne Prishtine.



Aktualisht policia eshte duke i kryer hetimet ne disa drejtime por rezultatet mungojne ngase nuk ka asnje motiv te forte mbi te cilin ata dyshojne se eshte kryer kidnapimi.



Pervec kesaj burime te gazetes nga policia sqarojne se tash per tash nuk dihet as numri i personave qe kane marre pjese ne kete kidnapim apo menyra se si eshte realizuar.



Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...