Policia dhe protestuesit janë përleshur sot në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, derisa disa mijëra vetë kanë dalur në rrugë për të kërkuar shkarkimin e presidentit, Petro Poroshenko, dhe dorëheqjen e kryeprokurorit të Ukrainës.


Megjithë praninë e madhe të forcave policore, demonstruesit marshuan nëpër pjesën qendrore të Kievit kah Sheshi i Pavarësisë, ku ishin mbajtur protesta të gjata disa muaj, në periudhën 2013-2014, nga të cilat u përmbys ish-presidenti, Viktor Yanukovich.


Shumë protestues ishin mbështetës të liderit opozitar, Mikheil Saakashvili, ish-president i Gjeorgjisë, i cili tash është vepron politikisht në Ukrainë.


Protestuesit kanë kërkuar që parlamenti i Ukrainës ta miratojë legjislacionin për shkarkimin e presidentit dhe kanë kërkuar që prokurori i pëgjithshëm i Ukrainës, Yuriy Lutsenko, të tërhiqet.


17 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)