Zvicra është mposhtur nga Kili me rezultat minimal 1:0, në xhiron e dytë të Grupit H. Për të arritur deri tek ky trepikësh, skuadra e selektorit Bielsa është mbështetur në përkrahjen e gjyqtarit arab Khalil Al Ghamdi.



Ky i fundit e ka ekzagjeruar paksa duke e ndëshkuar me karton të kuq Valon Beramin, ndërsa edhe goli i jug-amerikanëve, i realizuar nga Mark Gonzales, ka rrjedhë nga pozita e dyshimtë jashtë loje.



25 vjeçari Behrami, pas një ndërhyrje ndaj futbollistit kilian, Arturo Vidal është ndëshkuar më karton të kuq në minutën e 31-të, nga gjyqtari Khalil Al Ghamdi. Ndërhyrja e Behramit me duar nuk ishte e qëllimshme, ndërsa mënyra se si Vidal është rrëzuar në tokë ishte e turpshme.



Në vazhdim, zviceranët janë përqendruar në mbrojtje, ndërsa kilianët kanë sulmuar vazhdimisht. Ata e gjetën golin në minutën e 74-t, kur Mark Gonzales shënon me kokë, pasi mori një top nga Estaban Paredes, i cili megjithatë ishte në pozitë jashtë loje, para se të asistonte. Zviceranët e kanë arritur rekordin e pamposhtësisë në një Botëror, pasi nuk pësuan gol plot 559 minuta.



Në minutat e fundit kilianët patën edhe disa raste të pastra, por nuk i konkretizuan. Në minutën e 80-të në ndeshje është inkuadruar edhe sulmuesi kosovar Albert Bunjaku (që debuto në Kampionat Botëror), i cili në minutën e fundit bëri një asistim fantastik për bashkëlojtarin e tij Eren Derdiyok.



Pas kësaj fitoreje, Kili mban kryesimin me pikë të plota në Grupin H, 6, mirëpo gjithçka pritet të vendoset në xhiron e tretë të këtij grupi.