Kili e ka nisur mirë aventurën e saj në Kampionatin botëror ‘Afrika e Jugut 2010’. Kili të mërkurën e ka mposhtur Hondurasin me rezultat 0:1, në ndeshjen e parë të Grupit H. Kilianët dominuan gjatë gjithë pjesës së parë në përballje me Hondurasin, me ç’rast edhe kaluan në epërsi prej 0:1, me golin që e ka shënuar Jean Beausejour në minutën e 34-të të
takimit.
Kili ka dominuar edhe më tepër në pjesën e dytë sesa gjatë periudhës së parë të ndeshjes. Në këtë mënyrë, kilianët krijuan edhe shumë raste tjera të mira shënimi, në mesin e të cilave patën edhe raste ideale, por në mungesë të fatit dështonin t’i konkretizonin në gola.
Përndryshe, Kili gjatë këtij takimi shtatë herë ka gjuajtur brenda kornizave të portës së ekipit kundërshtar, derisa Hondurasi vetëm një gjuajtje e pati të tillë. Por, prej këtyre gjuajtjeve vetëm një përfundoi në rrjetë, ajo e minutës së 34-të, dhe kështu ndeshja u përmbyll me rezultat 0:1, për Kilin.