E përditshmja amerikane ka shkruar se shumë të afërm të Wenit, përfshirë djalin e tij, vajzën, vëllain dhe kunatin, janë pasuruar jashtëzakonisht shumë gjatë udhëheqjes së tij.
Raporti pohon se të afërmit e kryeministrit kontrollojnë asete në vlerë prej 2.7 miliardë dollarëve.
Autoritetet në Kinë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj raporteve për pasurinë e zyrtarëve.
Kërkimet për The New York Times janë bllokuar edhe në Sina Weibo, versionin kinez të rrjetit Twitter.