Kina e perballoi krizen financiare dhe ekonomike globale shume me mire se Evropa dhe SHBA. Pikerendesat politike po spostohen edhe me tej ne drejtim te Pekinit. Dhe Kina tregon tani hapur muskujt e saj. Midis eksperteve te Kines qarkullon prej disa kohesh nje shprehje Ka vetem nje gje qe rritet me shpejt se ekonomia kineze - ky eshte besimi ne vetvete i Kines. Ky vetebesim nxitet prej rekordeve nga me te ndryshmet. Disa prej tyre kete vere Kina organizoi ne Shangai ekspoziten me te madhe boterore te te gjitha koherave me nje rekord vizitoresh prej 73 milione vetesh.


Kina ka nderkohe rrjetin me te gjere te trenave me shpejtesi te larte - dhe trenat me te shpejte te botes qe ecin neper keto shina ajo i nderton vete. Dhe ne te gjithe boten nuk ka asnje kompjuter qe te jete ne gjendje te llogarise me shpejt sesa Tianhe 1A ne qytetin port te Kines Veriore Tianjin.


Bumi i eksporteve gjermane eshte i lidhur me rritjen ekonomike te Kines Ne kohen e krizes financiare dhe ekonomike ndikimi dhe rendesia e Kines eshte rritur edhe me tej BE dhe SHBA iu desh te perballonin me 2009 hapat mbrapa ne ekonomite e tyre prej 3 deri 4 per qind. Ekonomia e Kines nga ana tjeter shenoi nje rritje prej 9 per qind. Qe ekonomia gjermane e drejtuar nga eksportet punon kete vit serish me kapacitete te larta kjo ka te beje per shembull edhe me faktin qe firmat Mercedes Benzi dhe BMW bejne turne shtese per te furnizuar tregun kinez. Ne te njejten kohe rezervat devizore te Pekinit jane te mbushura plot me dy bilione e gjysme dollare.



Kina me kapacitete te fuqishme investues


Aktualisht nga Kina synojne te perfitojne jo vetem duke e pare si treg pune por edhe si investitore. Edhe ne Evrope Kina e ka paraqitur veten ne muajt e fundit si shpetimtare Greqia e brohoriti kryeministrin kinez Wen Jiabao kur beri te ditur ne fillim te tetorit ne Athine se do te blinte edhe hua te tjera shteterore greke.


Por edhe ne shtete te tjera evropiane ne krize si ne Irlande Portugali dhe ne Spanje Pekini investon ne hua shteterore per te cilat pervec tij nuk ka interes askush. Kur kryeministri kinez vizitoi Italine te perfshire gjithashtu nga kriza Berluskoni ndricoi edhe Koloseun me projektore te kuq.


Ne angazhimin kinez vecanerisht ne Evropen Juglindore Eberhard Sandschneider ekspert per Kinen ne Shoqaten Gjermane per Politiken e Jashtme sheh nje pozicionim strategjik Nganjehere jane pikerisht vendet e varfra te cilat impresionohen me fort nga shumat e investimeve kineze se sa shtete te tjera objekte qe hapin me mirenjohje deren per nje politike te tille.


Por Kina investon miliarda edhe ne zgjerimin e soft power-it fuqise se bute te saj ajo themelon ne te gjithe boten institute Konfuci dhe zgjeron mediat e saj nderkombetare. Bota duhet te jete e qete ngjitja e Kines do te jete paqesore.



Fytyra tjeter e Pekinit


Por ne shtator Pekini tregoi fytyren tjeter te tij me pak miqesore. Shkasi Japonia ndaloi nje anije kineze peshkataresh ne nje zone te diskutueshme ujore midis te dyja vendeve. Me pare kjo varke kishte goditur anije japoneze te rojes bregdetare. Natyrisht qe priteshin protesta me ze te larte nga Pekini. Por per habine e opinionit publik boteror - dhe per shqetesimin e fqinjeve - Kina filloi te artikuloje njerin kercenim pas tjetrit. Dhe nuk mbeti tek fjalet kontaktet qeveritare u nderprene shkembimi midis te rinjve u anullua. Vertet qe Japonia e liroi kapitenin kinez. Por edhe kjo nuk e zbuti Pekinin ai kerkoi qe Japonia ti kerkoje falje.



Ekonomia kineze ne sherbim te politikes


Sipas nje studimi te Universitetit te Goumlttingenit te hartuar ne vjeshte vendet qe paten pritur kunder deshires kineze Dalai Lamen paten nje renie prej rreth tete perqind te eksporteve te tyre drejt Kines. Ndoshta se shpejti do te verehet edhe nje Efekt -Liu - Xiaobo. Shkencetari kinez autori dhe disidenti mori ne fillim te tetorit te ketij viti Cmimin Nobel per Paqen. Kina qe perpjekur ta ndalonte kete paraprakisht me angazhim te madh diplomatik.


Kur nuk e arriti kete ne prag te dhenies se Cmimit ne 10 dhjetor Kina u dergoi nje leter te 65 ambasadoreve te stacionuar ne Oslo. Ne te kerkohej prej tyre qe ata te mos marrin pjese ne aktivitete te cilat jane te drejtuara kunder Kines. 18 shtete e anuluan pjesemarrjen e tyre ne ceremonine e dhenies se Cmimit Nobel. Shtetet e BE treguan te pakten ketu unitet perfaqesuesit e tyre shkuan te gjithe ne ceremoni.