Statistikat kineze për ekonominë kapërcejnë parashikimet e analistëve

Statistikat e fundit nga Kina sugjerojnë se prodhimi industrial është rritur nga viti në vit me një ritëm më të shpejtë seç pritej.



Edhe shitjet me pakicë kanë shënuar rritje më shumë sesa kishin pritur analistët, në kohën që çmimet për konsumatorët pësuan rënie



Statistikat nga Kina sugjerojnë se aktiviteti në fabrikat dhe punishtet e vendit u rritën 16.1 për qind në muajin tetor krahasuar me një vit më parë.



Kjo është rritja më e madhe e shënuar që prej muajit mars të vitit të kaluar.



Paketa e madhe stimuluese e vendit thuhet të ketë ndihmuar jashtë mase.



Shitjet me pakicë ishin më të larta në muajin tetor, sesa në muajin shtator.



Kina ka nevojë që konsumatorët të shpenzojnë më shumë për të rritur kërkesën vendase për mallra që prodhojnë fabrikat e saj.



Duket që Kina nuk ka gjasa të mbështetet tek konsumatorët amerikanë në vitet e ardhshme si përpara krizës financiare.



Dhënia e kredive ka qënë në nivele më të ulta seç prisnin shumë analistët.



Kjo gjë që sugjeron se bankat kanë dëgjuar shqetësimet se kreditë e dhëna lirisht po krijonin risqe dhe mund të vendosnin rregulla më të rrepta për ata që përpiqeshin të merrnin para hua.