Një re e madhe tymi i zi vijon të qarkullojë mbi ujërat e detit të Kinës perëndimore, pas fundosjes së anijes iraniane të naftës, Sanchi. Anija vazhdon të digjet në një zonë që shtrihet mbi 70 km katrorë në det. Zjarri e kishte origjinën pas përplasjes së 6 janarit, 160 milje nga Shanghai kundër anijes tregtare Cf Crystal: 3 trupat të pajetë nga 32 anëtarë të ekuipazhit të Sanchi-t, janë rikuperuar.


Anija që lundronte me flamurin panamez po transportonte karburant nga Irani në Korenë e Jugut kur u përplas në Detin e Kinës Lindore me CF Crystal, e regjistruar në Hong Kong, e cila transportonte grurë nga Shtetet e Bashkuara.


Ndërsa marinarët e anijes së dytë ishin shpëtuar të gjithë, nuk kishte asnjë të mbijetuar midis 30 iranianëve dhe dy bengalëve nga Sanchi. “Nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve”, tha Mohammad Rastad, zëdhënës i punëtorëve të ndihmës iraniane në Shangai, duke folur për median shtetërore të Teheranit


Sipas dëshmisë së detarëve të anijes Crystal CF, ekuipazhi i cisternës do të kishte vdekur në orët e para pas aksidentit, për shkak të shpërthimeve të përsëritura dhe rrjedhjeve të gazrave. Ekipet e shpëtimit kishin gjithashtu shumë vështirësi për shkak të temperaturave shumë të larta të anijes, duke arritur në 89 gradë. Shkaku i përplasjes nuk është sqaruar akoma.


Sipas ekspertit, këto hidrokarbure janë shumë “të paqëndrueshme, kështu që shumica e tyre shpërndahen në atmosferë, duke shkaktuar më pak pasoja për oqeanin”.


15 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)