Një autostradë kineze u shndërrua në një ferr të përpirë nga flakët pasi një autobot i përmbysur e kishte derdhur në të gjithë rrugën gazin e lëngshëm natyror që mbartëte,


Aksidentalisht u krijua një  kurth vdekjeprurës potencial për shoferët që nuk e dinin si qëndronte puna.


Pamjet nga Dashcam i një makine tregojnë sesi një  makinë tjetër ngjyrë blu shpërthen në flakë vetëm pak çaste pasi shoferi devijoi kamionin cisternë.


Teksa ai tërhiqet me indietro e gjithë autostrada shndërrohet në një det flakësh, duke djegur pemë dhe shkurre.


Ndërkohë një tjetër drejtues mjeti shihet teksa tenton të dalë nga makina, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar. Regjistrimet dramatike u bënë të dielën përgjatë një autostrade në provincën Hebei, në kufi me Pekinin.


Në këtë masakër dy njerëz u dogjën me plagë serioze ndërsa gjashtë të tjerë u lënduan lehtë, sipas raportimeve të medias lokale.


Autostrada Pekin-Harbin, ku ndodhi incidenti, është një rrugë kryesore për kamionët që mbajnë qymyr, gaz të lëngshëm dhe mallra të tjerë.


Incidenti ndodhi përpara fillimit të Vitit të Ri kinez, kohë kur rrugët e vendit janë të mbushura me njerëz që shkojnë në shtëpi për të vizituar familjet e tyre në atë që shpesh përshkruhet si migrimi më i madh njerëzor në botë.



12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)