francKisha katolike në Shqipëri iu bashkua nismës se Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, i cili shpalli 7 shtatorin si ditë agjërimi dhe lutjeje për paqen në Siri, në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën.


Përmes një deklarate për mediat, lexuar nga famullitari i Shkodrës, Imzot Gjovalin Sukaj, kisha u bëri thirrje besimtarëve që ti bashkohen ditës së lutjeve për paqen.


Arkidioqeza Metropolitane e Shkodër-Pultit bëri të ditur se do të zhvillojë të shtunën një adhurim eukaristik, i cili do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 24:00.


Një ditë më parë, Papa Françesku, shpalli nga sheshi i Shën Pjetrit thirrjen e tij për paqe.


Mes të tjerash, Papa Françesku  u shpreh se dënonte me vendosmëri të veçantë përdorimin e armëve kimike, ndërkohë që nxiti bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë nisma të mëtejshme e të qarta për paqen në Siri, bazuar në dialog e negocim për të mirën e gjithë popullsisë siriane./VOA