KORCË-Sapo ka mbërritur në Korcë, kitaristi i famshëm i Guns n Roses, Ron Thal ka takuar kryebashkiakun e qytetit juglindor, Niko Peleshi.
Kryetari i Bashkisë së Korçës vuri në dukje se kitaristi i grupit legjendar të rock-ut do të jetë pjesë e festës madhështore të Birrës qëe prej disa ditësh ka gjallëruar netët e këtij qyteti.

“Takim mbresëlënës me kitaristin kryesor të Guns n Roses, Ron Thal "bumblefoot". Një nate e zjarrte na pret sot”, thotë Peleshi në Facebook ku nuk ngurron të postojë dhe një foto me kitaristin e famshëm.

(d.b/BalkanWeb)