Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ishte e pranishme paraditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku deklaroi se Shqipëria ka qenë mik i Kroacisë kur miqtë ishin të paktë.


Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë, tha Kitaroviç.


Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria, shtoi Presidentja e Kroacisë.


19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)