Nga Express më 22 janar 2011 në ora 18:48

Chelsea mund të kompletojë transferimin e mbrojtësit të Wolfsburgut, Simon Kjaer të hënën, kanë bërë të ditur mediet gjermane.



Carlo Ancelotti për një kohë të gjatë ka qenë adhurues i reprezentuesit danez dhe e kishte kërkuar atë nga Palermo gjatë kohës sa ishte në drejtim të Milanit.



Menaxheri italian beson se Kjaer mund të jetë futbollisti i cili do të zgjidhë mungesën e qendërmbrojtësve në Stamford Bridge pas largimit të Ricarrdo Carvalhos gjatë verës dhe dëmtimeve të shpeshta gjatë këtij sezoni të çiftit John Terry dhe Alex. Wolfsburg thuhet se ka pranuar ofertën e Chelseas me vlerë prej 12.5 milionë funtash.