humelsLojtarët e Kombëtares së Gjermanisë janë terrorizuar mbrëmjen e djeshme, pas masakrës në Paris.


Ata janë detyruar të qendrojnë për orë të tëra në ambientet e stadiumit Stade de France.


Vetëm sot në mëngjes, ata janë kthyer në Gjermani.


Pas orëve të tëra ankth, lojtarët kanë shfryrë gjithë dufin, ndërsa kanë shprehur edhe dhimbjen e tyre pë rata që humbën jetën.


Mbrojtësi i Borusia Dortmund, Mat Humels, shkruante pas mbërritjes në Gjermani:


E pabesueshme çfarë ndodhi dje.


Kjo botë është q.


Mendimet e mia janë për ata që kanë humbur dikë që donin.


Edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares gjermane, si Podolski, Shyrle, apo edhe Mario Gotze, që nuk qe prezent, kanë shprehur gjithë dhimbjen e tyre dhe kanë ftuar fansat të luten për ata që humbën jetën.