Kjo eshte alternativa e cila ka ne epiqender secilin prej jush interesat djersen mundin vizionin tuaj te femijeve tuaj te familjeve e komuniteteve tuaja. Krahas saj ekziston nje alternative tjeter alternative e rruges se vetme


Nga Sali Berisha



Ne 4 vitet qe vijne do ta shnderrojme Beratin ne nje nga qytetet me moderne te Shqiperise. Beratin kete margaritar ne kuroren e bukurive te ketij vendi kete margaritar te vertete ne kuroren e trashegimeve te medha te ketij vendi ne do ta bejme te njohur ne mbare boten. Se bashku me dashurine tone per Beratin me perkushtim te madh ia dolem qe qyteti juaj te vendoset midis qyteteve dhe trashegimive boterore me te rendesishme. Na perket neve tani te rindertojme e ndertojme kete qytet ne parametrat me modern na perket neve ta shnderrojme Beratin ne nje nga polet me te fuqishme turistike te Shqiperise ne nje nga qendrat me te fuqishme te prodhimit industrial e bujqesor ne nje qender te fuqishme te jetes akademike te vendit.


Gjate viteve qe shkuan qeveria ka ndertuar e rindertuar ne qarkun e Beratit 430 kilometra rruge. Jam sot ketu para jush per tu zotuar se 4 vitet qe vijne do te ndertojme te gjitha rruget e akset e ketij qarku. Ne fund te muajit prill fillon rindertimi i rruges Lushnje-Berat ne fund te muajit prill fillon ndertimi i segmentit te pare e me te rendesishem te Boshtit te Jugut Tirane-Elbasan prej 430 milion dollare ka perfunduar projekti i segmentit Berat-Tepelene 32 kilometra me 320 milion dollare vazhdon ndertimi i segmentit Belsh-Berat. Berati do te jete nje nga nyjet me te rendesishme te transportit ne vend. Gjate 4 viteve ne kete qark kemi ndertuar e rindertuar 45 shkolla do te ndertojme e rindertojme cdo shkolle te ketij rrethi ne cdo fshat komune te tij. Jane ndertuar 18 sisteme ujesjelles-kanalizimesh po investohen per ujesjellesin e furnizimin me 24 uje te Beratit Kucoves e Ures Vajgurore edhe 14 milion euro te tjera ne energjine elektrike jane investuar mbi 24 milion euro per permiresimin e furnizimit me energji.



Per ne rendesi paresore ka qe te bejme te mundur qe ju qytetaret e fermeret e Beratit ju qytetaret e fermeret shqiptare kudo qe jeni te mund te ndertoni jeten tuaj te mund te mekembeni gjithnje e me shume te shkeputemi gjithnje e me shume nga varferia te ecin drejt prosperitetit. Ne qarkun tuaj gjate 4 viteve qe shkuan qeveria ka subvencionuar 2000 hektare nga te cilat 1600 ullishte. Berati qendron ne krye te gjithe Shqiperise per mbjelljen e drureve frutore dhe kane perfituar nga kjo 5900 fermere. Aplikuesit e perfituesit e granteve te qeverise ne ferma kete vit kane qene 1800 fermere 700 hektare 2 here me shume se ne vitin 2010. Dua te garantoj fermeret e Beratit se ne do te subvencionojme cdo rrenje ulli arre qershie lajthie fiku e cdo dru frutor qe do te mbillni.


Ne rrugen tone ne nuk e kemi pasur te lehte. Kjo rruge ka qene nje rruge me lodhje me sakrifica me mundime por ka qene nje rruge me dinjitet te madh nje rruge me sukses te padiskutueshem nje rruge ne te cilen ne burrat e grate e Beratit e te mbare Shqiperise ia dolem ta anetaresojme Beratin ta anetaresojme Shqiperine ne NATO ia dolem sebashku qe Beratin e Shqiperine ta shpallim kete vit destinacionin kryesor turistik te botes ia dolem qe ju qytetare te Beratit qytetare te Shqiperise te levizni te lire ne mbare Europen.


Ne qe pak vite me pare ishim ekonomia me e semure me e falimentuar ne Europe sot qendrojme ne krye te rritjes ekonomike ne Europe. Sot ne Berat e ne mbare Shqiperine rritet prodhimi. Shqiperia renditet nder me te paktat vende ne te cilat jo vetem nuk eshte rritur por eshte ulur papunesia edhe ne vitet e krizes me te madhe europiane. Keto vite Shqiperia ecen drejt konsolidimit te prodhimit te saj bujqesor industrial e te gjithanshem. Ne ia dolem te dyfishojme pensionet e uleta ia dolem te dyfishojme rrogat ia dolem te leme mbrapa edhe vende anetare te Bashkimit Europian persa i perket rrogave mesatare e pensioneve. Kjo eshte rruga jone. Rruge ne te cilen ne jo pa mundime kemi arritur te shnderrojme me realitet disa endrra nder me te bukurat te jetes sone te femijeve tane. Ne jemi te sigurt se 4 vitet qe vijne zhvillimi progresi perparimi mekembja do te jene se paku 4 here me te medha.



Kjo eshte alternativa e cila ka ne epiqender secilin prej jush interesat djersen mundin vizionin tuaj te femijeve tuaj te familjeve e komuniteteve tuaja. Krahas saj ekziston nje alternative tjeter alternative e rruges se vetme. Po te ktheni koken per nje moment dhe te veshtroni drejt rruges se vetme cfare gjeni ne ate rruge Nihilizma sharje mallkime renkime kjo eshte rruga e vetme. Ndaj dhe une ju ftoj te mos merremi me disfaten e kaloresve te rruges se vetme te mos merremi me ata te cilet kane si politike te vetme perbaltjen e kundershtarit sepse nuk kane asnje projekt asnje vizion asgje per tu ofruar qytetareve sepse per ata rendesi ka karrigia e pushteti i tyre. Por sebashku ta shnderrojme kete muaj ne muajin e ndertimit ne muajin e skicimit te projekteve me te bukura per Beratin per Shqiperine. Le ta bejme kete nje dialog intensiv ne te cilin ne epiqender te jeni ju djemte e vajzat burrat e grate e Beratit se Beratin ju e njihni me mire se cdo minister se cdo kryeminister e se kushdo tjeter. Ju e keni sjelle Beratin ne shekuj e mijevjecar ju sollet kete perle te madhe te bukurive shqiptare e vendosem ne UNESCO e vendosem ne kuroren e pasurive boterore. Ne mendjen e imagjinaten tuaj eshte Berati i bukurive te medha te ardhshme Berati i ardhshem Berati juaj e i femijeve tuaj. Ndaj te mos merremi me deshtimet e te tjereve por te merremi me vizionin tone si te ndertojme Beratin qe meritojme.


Lajme te ngjashmeBerisha ne Berat Mos u merrni me disfaten e kaloresve te rruges se vjeter Ne fund te muajit fillon rindertimi i Lushnje-BeratShalsiL Luli si genjen per taksat VIDEOBerisha Under Hushi and Basha by spring 2013 we shall connect Tirana with ElbasanPer qytetarin tim jam punetor komunaleje


Lidhjesali berisha