Një qytetar ka postuar një fotografinë e nënës së tij e cila është infektuar me koronavirus dhe po trajtohet në Klinikën Infektive te Kosoves, në QKUK. Ai ka shkruar se nëna e tij po përballet me koronavirusin prej tri javesh. infektiv kosova


Ai ka kritikuar qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat, duke pohuar se është turp për ata që nuk e mbajnë maskën.


Për ata qe hala kane dyshimekjo foto nuk osht nItali! Kjo osht nana jeme nIntenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv! me dale neper qytet pa maske, duhet me tardhe turp! Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon nkete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid!, ka shkruar ai në Facebook.nena


Ndërkohë, mbrëmjen e së martës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmoi edhe 187 raste pozitive me COVID-19.


Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 5 mijë e 118 raste me Covid-19.


Nga numri i përgjithshëm sipas IKSHPKsë, 2 mijë e 370 janë shëruar, kurse raste aktive janë edhe 2 mijë e 640.


Bazuar në të dhënat e publikuara nga IKSHPK, 108 persona kanë përfunduar me fatalitet.


Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640./GazetaExpress/