Kjo mace është me të vërtetë djallëzore pasi ka penguar një vajzë të vogël që po mësonte të ecte.


Në videon e regjistruar, vogëlushja nga Kina inkurajohet nga personi që po e filmon, i cili mendohet të jetë babai i saj, që të ecë drejt dhomës së ndenjes. Sapo ajo hedh hapat e parë macja bardhë e zi i nxjerr njërën nga putrat para këmbës dhe e rrëzon në dysheme.


Menjëherë vajza i drejton gishtin maces për ti vënë në dukje se e dinte që e rrëzoi me qëllim. Macja mjaullin me zë të lartë, e papenduar për veprimin e saj dhe dukej sikur është tronditur nga rrëzimi i saj. 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter