Ministrja e Integrimit


Publikohet axhenda


gjoshaaMinistrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, nga dita e djeshme po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë së cilës janë planifikuar një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të shtetit. Ministrja Gjosha, ka planifikuar të zhvillojë një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, Kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Pas takimit me ministren e Integrimit Europian të Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Për krijimin e Komisionit Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe, si dhe bashkëpunimit në sferën e përafrimit të legjislacionit. Në këtë kuadër, Gjosha do ti dhurojë homologes Çitaku në emër të qeverisë shqiptare, të gjithë legjislacionin e BE të përkthyer ndër vite.


 


Ky shkrim Klajda Gjosha, vizitë zyrtare në Kosovë u publikua me pare te Gazeta SHQIP.