28-05-2012 / Gazeta 55

Klajda Gjosha është zgjedhur kryetare e gruas për integrim. Gjatë fjalës së saj, Gjosha deklaroi se do të përfaqësojë zërin e të gjitha vajzave dhe grave për ti dhënë pozicionin e merituar në shoqëri dhe politikë. “Të jesh sot kryetare e LGI-së, për mua është një nder dhe përgjegjshmëri e lartë, për të përfaqësuar zërin e të gjitha vajzave dhe grave, por edhe për t’i dhënë atyre nëpërmjet programit tonë vlerat e merituara dhe një pozicion të sigurt në shoqërinë dhe politikën shqiptare”, tha ajo.
Ndërkohë, Luzhiana Abazaj tha se, “votimi tregoi që Lëvizja e Gruas për Integrim do të punojë, mbi bazën e një programi dhe statuti, fuqishëm për të mbështetur programin e LSI-së”.
Më 26 maj u mbaj konventa kombëtare zgjedhore e LGI-së. Rreth 1800 delegatë të LSI-së nga i gjithë vendi votuan për të zgjedhur kryetaren e re të Lëvizjes së Gruas për Integrim, mes dy kandidateve Luzhiana Abazaj dhe Klajda Gjosha.

...