Klaudja Erjoni dhe Flori dalin ne oborr dhe ndersa konsumojne cigare bisedojne per konkurentet e tjere. Ne nje moment Klaudja pyet dy djemte se si u duket atyre Albulena. Erjoni i thote se ajo eshte tip i qete.



Nuk ju duket e frikshme. Mua me shtie friken. Shikimi i saj mua me tremb thote Klaudja por dy djemte e mohojne. Ata thone se Albulena eshte e qete dhe se mardhenia e tyre me te eshte e mire. Klaudja shton me tej se ajo sheh qe Albulena eshte e qete por i duket si ne gjume. Flari thote se ditet e para Albulena ka qene me aktive ndersa tani ka rene ne qetesi. Klaudja shton me tej se ajo vetem me Albulenen nuk ka folur pothuajse fare dhe se nuk e sheh si konkurente interesante. Mua me duket kot si peme pa kokrra shton me tej Klaudja per Albulenen.



Flori fillon qe ti tregoje Klaudjas per nje bisede qe ka pasur me Albulenen ku kjo e fundit i kishte thene se e pelqente si tip dhe se ai ishte cuditur pasi priste qe ajo te mos e pelqente. Duket sikur po na studjon thote Flori por Klaudja thote se do te ishte shume mire nese do te ishte keshtu. Te dy fillojne qe te supozojne menyren se si po luan Albulena ne shtepi.

Me pas ata hyjne brenda ku ndodhen edhe konkurentet e tjere. Te gjithe ndodhen ne dhomen e ndenjes dhe bisedojne per gjera te pergjithshme duke shkembyer shaka e ngacmime mes njeri-tjetrit.