04/06/2005  Agjencia amerikane e zbulimeve dhe kërkimeve në hapësirë NASSA, do të vendosë emrin e tij në një "grimcë" të planetit, ose siç njihen në gjuhën shkencore "asteroid", me emrin e një studenti shqiptar në Amerikë, Kledin Dobi.


Midis 10 shkencëtarëve shpikës nga e gjithë Bota, një student shqiptar i Matematikës bëhet pjesëtar i çmimit 3 milionë dollarë shpërblim për shkollën


Agjencia amerikane e zbulimeve dhe kërkimeve në hapësirë NASSA, do të vendosë emrin e tij në një "grimcë" të planetit, ose siç njihet në gjuhën shkencore "asteroid", me emrin e një studenti shqiptar në Amerikë, Kledin Dobi.


Studenti shqiptar fluturoi drejt Filadelfias shtatë vite më parë, si fitues në programin e emigracionit “Lottery Green Cards”.


Nuk ishte veçse shtatë vjeç kur shkoi nga Shqipëria në Amerikë, si një ish-nxënës i shkollës fillore “Edit Durham” (11 Janari), ku kishte kryer dy klasat e para. Më pas fillon shkollën amerikane, fillimisht në një lokal elementari shkollë (shkollë fillore) "Johan Maphin elmentary school". E gjithë kjo histori nis për këtë familje emigrantësh shqiptarë, mbasi familja fiton një llotari ‘grin kard’ (Green Cards) në Tiranë, dhe emigron në SHBA, duke u vendosur në shtetin federal Pensillvenia (Philadelphia). Me një gjendje jo fort të mirë ekonomike, nisi rruga e ëndrrave amerikane edhe për familjen Dobi, në tokën e premtuar - Eldoradon - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Prej klasës së gjashtë deri në të njëmbëdhjetën, ku ai vijon mësimet, avancon shumë në lëmin e dijeve. Megjithë vështirësitë e para që i solli komunikimi, Kledi kapërcen me hapa të mëdha vështirësitë dhe integrohet menjëherë në jetën e nxënësve amerikanë.


I "lindur" pas matematikës, ka mësuar të bëjë veprime të aritmetikës, qysh në moshën pesëvjeçare. Prindërit e tij intelektualë e sprovojnë Kledin qysh në hapat e para me ushtrime të aritmetikës. Zgjedhjen e matematikës dhe futjen e tij në botën e "mahnitshme" të kësaj shkence të natyrës, Kledi e quan si një pasion, i cili e ka frymëzuar të ecë shumë përpara.


Në shkollën e mesme niveli i tij rritet, aq sa ka tërhequr shumë vëmendjen e mësuesve amerikanë, të cilët e kanë pikasur mirë këtë fenomen shqiptaro-amerikan, që do të bëhet një "gjeni" i kësaj lënde. Ai tani ka hapur librat e të gjitha cikleve të algjebrës dhe studion me pasion Ajshtajnin (Enstien). Duke përfituar nga ky avancim në matematikë kalon shumë shpejt edhe më përpara se niveli i shkollës. Në klasën e 7-të për nga niveli i mësimeve matematikore merr dy klasa menjëherë. Në klasën e nëntë ka përfunduar gjithçka për këtë nivel me matematikën dhe merr udhëzime nga mësuesit e tij, se duhet të kalojë në nivelet më të larta të matematikës, që është pikërisht "Universty Philadelphia".


Kapërcimi i mbinatyrshëm


Megjithëse ishte nxënës i klasës së parë të shkollës së mesme, mësimet dhe lëndet i merrte nga vitet e para universitare.


Dobi tregon se më pas shkoi në një kamp studentësh, i quajtur "Math camp", i cili ndryshon çdo vit shtetet ku mblidhen studentët. “Kësaj radhe ishim në Uashington State. Në këtë kamp çdo vit mblidhen studentët më të mirë në SHBA, duke u dhënë më shumë prioritet në shkencat e matematikës”, tregon Kledi.


Aty studenti shqiptar tregon se u njoh nga afër me një profesor matematike me origjinë nga Rumania, që i tregoi një “topik”, që në matematikë quhet ‘komplet sekuencë’-seria komplete. Prej këtu nisi navigimi i Kledit pas matematikes.


“Në fillim provova të zbërthej tri teorema matematikore në kushte krejt individuale. Në raste të veçanta kërkova edhe ndihmën e pedagogëve nga “Philadelphia University”.


Matematika duket si një "përbindësh" i shkencave të natyrës, që vjen e bëhet e dashur me kohën kur e fillon atë. Sa më shpejt të ngjitesh pas saj, aq më shumë ngjitet ajo pas teje, duke të krijuar edhe një pasion natyral që të shtyn e nxit vazhdimisht të bësh diçka të veçantë", tregon Kedin Dobi.


Mbasi përfundoi një projekt voluminoz, ku zbërthente në detaje një teori matematikore të nisur më parë nga dy profesorë e studiues të njohur rumunë dhe të papërfunduar nga ata, Kledi tregon se e hodhi projektin në 9 libra (volume).


Projekti quhej "Bord prezantim", i cili përmbante dhe shënime libri, të quajtura çështjet e shkencës. Me këtë projekt, Kledi shkoi në shkallën e parë të studimeve për Filadelfian, duke marrë pjesë për herë të parë në një konkurrim në matematikë në shkallë kombëtare në Uashington D.C., ku midis 500 studentëve fiton vendin e parë dhe medaljen e artë për matematikë. Kjo ishte drita drejt rrugës së suksesit. Nga konkurrimi shtetëror në Pensilvani për matematikë, merr pjesë në konkurrimin e një grupi shtetesh, Nju-Xhersi, Nju-Jork, Pensilvania dhe Delëuar. Ky konkurrim është i përbërë nga 800 projekte, nga të cilat konkurrojnë fitues të çdo shteti përkatës në matematikë. Në këtë konkurrim, Dobi fiton vendin e parë në projektin e paraqitur si dhe vendin e parë si nxënësi më i mirë i klasave të 11-ta, për ato grupshtete.


Tre vendet e para të këtij konkurrimi kanë të drejtën e pjesëmarrjes dhe konkurrimit në konkursin ndërkombëtar të shkencave të quajtur "2005 Intel International Science and Engineering Fair (Intel ISEF)". Kledi Dobi nga Tirana, djali 16-vjeçar i Suzanës dhe Edmondit, konkurron midis 8 studentëve më të përzgjedhur nga 40 vende të Botës, si Japonia, Gjermania, Anglia, India, Rusia, Kina, Franca, Italia, Suedia, Argjentina, Brazili, Egjipti, Australia, Irani etj.


Në këtë konkurrim merrnin pjesë 1500 konkurrues nga 40 shtete në 14 disiplina. Konkursi u monitorua dhe u "gjykua" nga 48 profesorë, doktorë, shkencëtarë dhe studiues botërorë të shkencave të natyrës nga anembanë rruzullit. Midis tyre gjendeshin edhe 12 fitues të çmimit "Nobel" si kimisti i njohur dr.Horsebachk dhe fizikanti më i madh i Botës, Brain Green.


Kledin Dobi, në konkursin ndërkombëtar për matematikë, zuri vendin e parë dhe u nderua me çmimin "Grand World". Projekti i tij 9 volumësh u përzgjodh si më i miri i vitit në Botë midis 14 disiplinash, pas tre vendeve të para. Ky çmim i marrë nga Dobi ka vlerën e 8 mijë dollarëve, një kompjuter loptop, një mijë dollarë për shkollën dhe një mijë për shpenzime shkencore. Njëkohësisht ka fituar me këtë rast një çmim special dhe një pllakatë me një artikull në Shoqatën Amerikane të Matematikës. Dhe çdo gjë kulmon kur agjencia amerikane e zbulimeve dhe kërkimeve në hapësirë NASSA, do t'i vejë emrin të tij një "grimce" të planetit, ose siç njihet në gjuhën shkencore "asteroid", me emrin e një studenti shqiptar në Amerikë, Kledin Dobi.


Ndërkaq vetë agjencia amerikane e zbulimeve dhe kërkimeve në hapësirë NASSA, i ka rezervuar Dobit një udhëtim njëjavor falas në këtë agjenci në Hansvill - Alabama.


Kledi, një djalë shqiptar në Amerikë, i pëlqen gjithmonë të merret me aktivitete sportive, të jetë i shoqëruar me shokët dhe të marrë pjesë aktive në të gjitha aktivitetet me karakter kombëtar, si festa e Flamurit e tjerë në Filadelfia. Mirëpo, thotë ai, ka shumë gjëra që projekti i tij, i cili është në serinë komplete, siç quhet ai, nuk e ka penguar, ashtu si dhe familja duke i krijuar të gjitha kushtet. “Unë e vërtetova një teoremë katërvjeçare, të cilën dy shkencëtarë rumunë para 20 vjetëve kishin thënë se: "Besojmë se kjo zgjidhje e kësaj teoreme është e vërtetë". Por asnjëherë gjatë kësaj periudhe 20-vjeçare, ata nuk e vërtetuan dot. Ndërkaq, kjo teoremë mbeti e hapur për 20 vjet. Gjë që pas 20 vjetëve, unë dhe motra ime 17-vjeçare Dori, e vërtetuam këtë teoremë në serinë komplete me nëntë volume”, thotë Kledi. Në këtë projekt, fillimisht janë angazhur për zgjidhjen e tij motër e vëlla, Kledi e Doris Dobi. Ata morën pjesë në konkurrimin e parë në Uashington State, të dy së bashku në një ballafaqim ndërkombëtar në shkencat e matematikës, pasi 10 probleme, të cila mbas zgjidhjes duhet të ishin të pëlqyer edhe nga juria ndërkombëtare.


Nëna e tij, pedagoge në një shkollë të mesme në Filadelfia, Suzana Dobi, i tha gazetës sonë se: "Mbasi shkuan atje morën dhe pëlqimin e jurisë. Të dy fëmijët punuan individualisht dhe secili prej tyre paraqiti zgjidhjen e problemeve matematikore. Pas këtij takimi, një profesor i njohur rumun i dha këtë ide fëmijëve të mi, të përfundonin teoremën e dy matematicienëve rumunë. Fëmijët në shtëpi iu përveshën punës dhe rrahën mirë mendimet e njëri-tjetrit”. Dori, tha ajo, e ka ndihmuar vëllain e vet jashtëzakonisht, dhe ka pasur një rol po aq sa të rëndësishëm me Kledin. Pastaj, ngaqë Dori do të kalonte në vitin e katërt, ishte e detyrueshme që të mos vazhdonte më në Metcamp, por kaloi menjëherë në Pensillvenia Govermentcamp, e zgjedhur vetëm për studentët e shkëlqyer. Më parë se të vijonte mësimet, atje kanë shkuar të dy motër e vëlla si një përfaqësues me këtë projekt, që kanë përfunduar sot. Këta të dy në Delëuar midis 5.000 konkurruesve fituan çmimin e dytë duke çuditur edhe komisionin, i cili u habit se si këta të dy kanë zhvilluar kaq përpiktë këtë teoremë.