Ne kete takim Sekretarja Klinton pranoi ftesen e ministrit te Jashtem per te vizituar Shqiperine.

Pas takimit ne nje konference per shtyp znj. Klinton i uroi mireseardhjen kolegut te saj nga Shqiperia. Klinton theksoi se ne kete takim u diskutua ne lidhje me shume ceshtje te cilat ndajne Shqiperia dhe SHBA si partnere dhe aleate ne NATO. Znj. Klinton e vleresoi Shqiperine si nje vend mik me te cilen SHBA ka marredhenie te shkelqyera. Ne fjalen e tij ministri Haxhinasto shprehu kenaqesine e vecante per kete takim miqesor me Sekretaren amerikane te Shtetit. Ai theksoi se SHBA jane nje aleat strategjik i Shqiperise dhe nje partner me te cilin vendi yne ndan sfidat jo vetem ne kuader te NATO-s por gjithashtu edhe per nje axhende dypaleshe.

Haxhinasto nenvizoi se SHBA ka qene gjithmone mbeshtetese per te gjitha gjerat e mira qe kane ndodhur ne Shqiperi per konsolidimin e demokracise ne vend si dhe per kontributin e cmuar ne rajon. Ai shprehu deshiren per nje avancim te metejshem te axhendes bilaterale mes dy vendeve tona duke forcuar lidhjet ekonomike dhe miqesine ekzistuese.

Kemi diskutuar per rolin e Shqiperise ne rritje ne funksion te integrimit te rajonit midis vetes dhe ne BE. Kemi diskutuar gjithashtu per axhenden dypaleshe midis dy vendeve tona ku i kemi dhene rendesi te vecante rritjes se bashkepunimit ekonomik terheqjes se investitoreve kompanive te medha amerikane ne Shqiperi dhe ne rajonin e Ballkanit. Gjithashtu kemi folur dhe per ceshtje te tjera te rendesishme te axhendes sone dypaleshe. Jam shume i kenaqur qe ne kete takim znj. Klinton iu pergjigj pozitivisht dhe fteses qe i bera per te vizituar Shqiperine. Do te gjejme se shpejti nje kohe te pershtatshme qe nga mesi i vitit te ardhshem ajo te vizitoje Shqiperine dhe te vazhdojne keto marredhenie te shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA-ve u shpreh Haxhinasto.

Ne kete takim ne kuadrin e bashkepunimit dy palesh Sekretarja Klinton shprehu mbeshtetjen e SHBA-ve per projektet e rendesishme energjitike rajonale ku perfshihet Shqiperia.Ajo shprehu gjithashtu nje falenderim te vecante per qendrimin e Shqiperise ndaj Kosoves.


2010-12-10 0915