I ka thene lamtumire Tiranes pa pritur asnje pergjigje. Nuk i ka interesuar fare te dije se cfare vendimi do te merrnin donatoret dhe nuk ka bere asnje perpjekje per t'u kthyer mendjen atyre. Klodian Duro ka prere dje nje bilete vetem vajtje drejt Nikosias, ku ka firmosur nje kontrate per qipriotit e Omonias. Lamtumire Tirane dhe mirupafshim atdhe! Duro shkon pa e kthyer koken pas, ndonese se ka edhe tre muaj kontrate me bardheblute, kjo nuk e pengon te firmose per nje skuader tjeter, pasi shume shpejt ai do te jete nje lojtar i lire. Te Tirana natyrisht jane ngerdheshur. Shume prej tyre donin ta shikon Duron te perulur, por nuk ia kane arritur dot. Nje gjobe e majme e ndan mesfushorin e Kombetares me Tiranen dhe ketu gjithcka merr fund, secili kerkon fatin e tij per me mire.


Kur te gjithe e kishin spostuar vemendjen e tyre ne derbin e madh Dinamo-Partizani qe ndau edhe titullin kampion, Klodian Duro kishte ndare mendjen per te nisur nje aventure tjeter jashte shtetit. Kesaj here ne Qipro, te Ac Omonia, skuadra e trete e Nikosias dhe e treta ne renditjen perfundimtare te kampionatit qipriot, poshte kampiones Anorthosis Famagusta dhe Apoelit. Nuk dihen detaje te kontrates, por vetem se fanella e ardhshme e Omonias do te jete jeshile dhe jo me bardheblu. Marrin fund keshtu spekulimet per te ardhmen e Duros. Shume e shikon serish te Tirana, ndersa zera te tjere te Vllaznia, por Klodiani zgjodhi nje rruge tjeter, serish jashte kufijve dhe kesaj here duke i uruar vetes me shume fat.


Tre shqiptare


Ne kampionatin qipriot tashme militojne tre shqiptare. Veteran eshte Arjan Beqaj, i cili mbron porten e kampioneve ne fuqi, Anorthosis Famagusta. Beqaj ia rrembeu titullin kampion Apoelit te Altin Haxhit duke grumbulluar 72 pike. Nga ana tjeter, edhe Haxhi nuk mbeti pa trofe, teksa ne finalen e djeshme te Kupes se Qipros, arriti te mposhte Anorthosis te Beqajt dhe te ngreje lart trofeun e lakmuar, pavaresisht se gjirokastriti hyri ne fushen e lojes vetem ne minuten e 82-te. Te tre lojtaret shqiptare, sezonin e ardhshem do te aktivizohen ne Kupat e Evropes, ku Beqaj do te luaje ne Ligen e Kampioneve, ndersa Haxhi dhe Duro ne Kupen UEFA.