Klodian Duro ka shënuar përsëri për Omonian, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë. Mesfushori i kombëtares i ka dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 15 të, në ndeshjen përballë Paraliminiut. Ky ishte një debutim me gol për Duron në kampionatin qipriot. Omonia fitoi pastër 2 0, ndërsa shqiptari vazhdon të jetë deciziv. Ndërkohë, në ndeshjen Apoel Dhoksa 3 2, Altin Haxhi luajti gjithë pjesën e dytë, ndërkohë që u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.