Menaxheri i FIFA-s Rudi Vata po dominon tregun shqiptar të futbollit në pistën bullgare. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka një listë të pasur të futbollistëve të talentuar, që fillon nga 20-vjecari i Partizanit, Enco Malindi (në provë te Sllavia e Sofjes) e deri te 19-vjecari i Vllaznisë, Klodian Semina që është pëlqyer nga skuadra bullgare e Belastica . Sipas Vatës, mbrojtësi gjigand Semina (192 cm) pritet të firmosë një kontratë dy vjecare me klubin bullgar. Semina është aktivizuar në tri ndeshjet miqësorë të Belastica në Antalia të Turqisë kundër Rot Vajs Erfurht, Rostovit dhe Dragon dhe është përlqyer nga trajneri Aljosha Andonov. Në datë 3 shkurt Belastica do të udhëtojë drejt Polonisë.