Sipas të dhënave të UEFA-s për gjendjen financiare të klubeve evropiane, klubet nga Premier Liga kanë më shumë borxhe sesa komplet klubet tjera evropiane. Ndërsa njëkohësisht vlera e klubeve angleze është afërisht sa gjysma e vlerës së të gjitha klubeve tjera evropiane.

Sipas mediave angleze, në bazë të një studimi të fundit nga UEFA, klubet angleze kanë borxh prej 3.8 miliardë eurosh që është 56% e borxhit total të klubeve nga kontinenti i vjetër.

Ajo që është shqetësues në Angli është se vlera e klubeve është e përafërt me borxhin tyre.

Vendin e dytë e zënë klubet nga La Liga, të cilat kanë 978 milionë euro borxh, ndërsa vlejnë 2.8 miliardë euro, që do të thotë se vlera ndaj borxhit është 3:1.

Në Itali, borxhi i klubeve është afër 503 milionë euro, ndërsa vlera e tyre llogaritet 1.5 miliard euro.