Kryeministri i mandatuar i Kosovës pritet të formalizojë pasdite edhe marrëveshjen e fundit për krijimin e qeverisë së re, atë me listën Ibrahim Rugova. Nënshkrimi vjen pas negociatave nga të cilat pritet që lista Ibrahim Rugova të dalë me një zëvendëskryeministër dhe një ministër në kabinetin Thaci, edhe pse ka vetëm një deputet në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i kësaj liste, Ukë Rugova do të votojë edhe Bexhet Pacollin për president të vendit.





I mandatuari për formimin e Qeverisë, njëkohësisht kryetar i PDK-së,
Hashim Thaçi ka nënshkruar të shtunën marrëveshje për koalicion me tri
subjekte politike, Aleancën Kosova e Re, Partinë e Pavarur Liberale dhe
Grupin Parlamentar 6 Plus.