Deputeti socialist, Petro Koci, largohet ne menyre perfundimtare nga Grupi kuvendor i PS-se. Nje qendrim i tille u be i ditur nga vete socialisti Koci, i cili tashme eshte drejtues i Levizjes per Politike Institucionale. E ne fakt, prej disa kohesh, Koci pati braktisur mbledhjet e Grupit parlamentar te Partise Socialiste, duke ardhur deri ne nje divorc perfundimtar me kete grup. Keshtu, pas kundershtimeve te forta me lidershipin e selise roze, miratimi ne Kuvend me shumice votash i paketes se ndryshimeve ne Kushtetute, ishte shtysa e fundit qe coi ne kete vendimmarrje. Pare dhe nga situata e krijuar, Koci konsiderohet si i vetmi ze kunder drejtimit te partise, kundershtime te bera publike ne vijimesi, por qe starti i tyre u pa qe ne fillim te ardhjes se Rames ne krye te PS-se.


Nderkohe, referuar largimit te tij nga grupi socialist, Koci sqaroi se “shnderrimi i PS-se ne parti ish-socialiste, privatizimi i saj nga dyshja Rama-Ruci, ndarja me te majten dhe bashkimi me Sali Berishen, shperdorimi i Kushtetutes per te cimentuar Sali Berishen ne Kryeministri dhe per t’i garantuar atij zgjedhjet e 2009, kthimi i lidershipit ne shoqate ‘Delijorgji’ per te mbyllur ceshtjen Gerdeci, me bejne mua, socialistin Petro Koci, te deklaroj ndarjen nga Grupi parlamentar i PS-se”. Por, nderkohe, edhe pse jo nje vendim perfundimtar, socialisti Koci do te shohe mundesine e nje bashkepunimi me Levizjen Socialiste per Integrim. Duke mos reshtur se veni ne dukje mangesite, qe, sipas tij, po shfaqeshin cdo dite e me shume ne menyren e drejtimit te PS-se, Koci nuk hezitoi te ndermerrte dhe nisma konkrete ballafaqimi dhe ne forumet e larta vendimmarrese te kesaj partie. Ne kete menyre, pervec kundershtimeve publike, nje nisem konkrete ishte ajo e Kongresit te 9 prillit te 2007, ku nder te tjera, socialisti Koci kerkoi dhe anulim te gjithe procesit zgjedhor ne parti, pasi, sipas tij, ky prpces ishte bere duke shkelur statutin. Megjithese nje nisme e tille ishte firmosur dhe nga deputete te tjere, te ashtuquajtur “nanoiste” gjate rruges u duk se shume prej tyre ulen tonet kritike ndaj kryetarit Rama.


O. Xhilaga