Maja KocijaniZëdhënësja


Dy ditë më parë, zëdhënësja e lartë e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic, ka reaguar rreth krizës politike që ka përfshirë Kosovën, ku ka theksuar se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë duhet që të zbatohen. Të dyja palët, të angazhuara në dialog, vazhdimisht kanë kritikuar njëra-tjetrën për mosimplementim të marrëveshjeve dhe, Bashkimi Europian, si garantues i marrëveshjeve, nuk qartëson se çfarë nuk është implementuar nga të dyja palët dhe çfarë mbetet të punohet në vazhdim të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, është shprehur Kocijancic. Ajo ka shtuar se Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar angazhimin e tyre për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, ndaj dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet në ditët në vijim. Ky reagim vjen menjëherë pas ngjarjeve të krijuara në Kosovë, ku pozita dhe opozita po diskutojnë uljen në tryezën e bisedimeve, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjet pas marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë.


Ky shkrim Kocijancic: Brukseli inkurajon dialogun Kosovë Serbi u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.