Politikan i viteve 20 i merguar ne regjimin e Zogut i burgosur ne regjimin e Hoxhes. Familja i boton vepren juiridike qe shkroi ne burgun e Burrelit





Nje njeri ka menduar dhe shkruar per te drejten ne kuptimin e ngushte te fjales juridik e filozofik i izoluar ne burg te perjetshem. shte Koco Tasi 1889-1966 portretin e te cilin e kemi ndeshur ne stendat e krimeve te komunizmit ne kembe ne vetembrojtje te akuzave. Nga ai gjyq special per Krimet e Luftes qe u zhvillua ne prill-maj 1945 u dhane denime me vdekje e burg per jete.





Koco Tasi beri burg 20 vjet. E la Burrelin ne pleqeri te thelle 1965 pa marre dot me vete ato qe pati shkruar brenda. Autori nderroi jete nje vit me pas. Vepra e tij juridike e gjeti familjen me 1990 nga nje ish-i burgosur qe e kishte ruajtur deri atehere.





Vepra e vogel - e quan Koco Tasi - e shkruar ne gegerishte sheh driten e botimit ne mars 2011 nen kujdesin e te birit Leke Tasit piktor autor.

Po ceshte kaq e vogel kjo pune nga burgu





Thene me fjalet e nje juristi profesionist e nje shtetari te periudhes se lindjes se shtetit shqiptar Studiuesit e se Drejtes shtrengohen te therrasin ne ndihme m teper mbamndjen memoria se sa mendimin. Juristet dhe filosofet te ndare ne shkolla theorina kundershtare plemizojn mbi konceptin dhe naturen e saj.





Keto deshmojn se sa i erret e konfuz sht koncepti i se drejtes trasheguar prej Romakvet dhe mbajtur gjalle deri sot me forcen e zakonit. Ky koncept i erret nuk do te munde te sqarohet te kthjellohet dhe shkenca e se drejtes nuk do te munde te bhet shkence e sakte deri sa e drejta nuk vecohet nga elementet e huaj dhe te dale lakuriq sic sht ne vet-vehte.





E drejta perbehet prej tri pjesesh E drejta E drejta penale Kritike Traktateve te Ethikes. Ketu ben pjese nje perkthim konspektiv i Delikt dhe Pene i juristit dhe filozofit italian Fausto Costa. Edhe ky perkthim eshte bere ne burg. Mbi kete liber qe i paraqet temat ne menyre historike Koco Tasi shqyrton temat e Costas duke komentuar e kritikuar dhe krijon nje veper me vete.





I shkolluar per Jurisprudence ne Rome i orientuar nga shkolla idealiste e Platonit me pikepamjen se e drejta eshte absolute nuk leviz me kohen dhe cdo njeri e ka te drejten brenda vetes Koco Tasi po tiu referohemi shenimeve te Lekes ne librin Grabjani rreze kodrave .





Skena personazhe historia nga fshati i internimit parapelqente ligjin dhe proceduren kishte nje qellim Synimi i tij sipas gjasave ishte te izolonte cdo interes partikularist me anen e ballafaqimit te asamblese ne cdo moment me ligjin dhe proceduren e domosdoshme qe duhej zbatuar. Me nje fjale nje lloj obstruksionizem i ligjit kunder vendimeve te shpejtuara qe fshihnin interesa te pjesshme.





Te ky liber Leke Tasi tregon se fletoret ku u shkrua E drejta i rane ne dore ne vitin nentedhjete fale ish-te burgosurit te Burrelit aush oku qe sapo ishte liruar.





Babai kishte dy qese. Disa ishin dokumente te pronave te tjerat ishin veprat e tij. Kishte nje gramatike shqip. Nderohe qe ai e kishte botuar nje gramatike shqip me 1923. pervec librit e E drejta ishte dhe Logjika. Ai i shkroi perfundimisht pak muaj para se te vdiste. Une do ta botoj Logjiken me se fundi per nje kuriozitet qe ekziston ky njeri qe eshte marre me logjiken ne Shqiperi. Dhe le te thone si te duan.





Leka te cilit per fatin e familjes Tasi iu desh te heq dore nga violonceli instrumentist ne TOB ne vitet 50-60 ka bere nje parathenie te botimit E drejta duke u ndalur ne aspektin e gjuhes e gegerishtes se moderuar. Leka eshte autor i kujdesshem per gjuhen. Ai eshte kujdesur per botimin konform origjinalit te doreshkrim te vepres juridike te Koco Tasit.





Per paradoks fusha e tij e studimit ishte e kunderta e saj qe pati ne jete i perndjekur dhe denuar ne regjimet Zogut dhe Enver Hoxhes. Ai ishte njeri idealist dhe te merresh me politike kur ke nje temperament te tille ndoshta eshte gabim thote Leke Tasi per te atin. Mendimi i tij opozitar nuk ishte i tille vetem kundrejt kundershtarit politik po edhe brenda te njejtit kah politik.





Intensiv eshte angazhimi i tij ne politike ne vitet njezete. Anetar i Parlamentit ne vitet 1921-1924 deputet i Gjirokastres Minister i Drejtesise per nje kohe te shkurter dhe mbas Revolucionit te Qershorit emigrant politik gjate gjithe sundimit te Ahmet Zogut.





Marredheniet me tij me Fan Nolin me te cilin kishte bere nje cope rruge deri atehere ishin komplekse. Leke Tasi duke iu referuar dokumenteve letrave dhe shtypit te kohes thote kryesisht ne dy ceshtje e kishte kundershtuar Fan Nolin Koco Tasi





per afrimin e delegateve sovjetik ne Durres Koco Tasi ishte kunder ideve komuniste dhe per ceshtjen e kishes. Donte nje dialog me Patrikanen me qellim qe autoqefalia te behej e sigurt dhe efektive.





Nje dite Leka qe zoteron arkivin e paket te te atit dhe biblioteken e tij me mendimin filozofik boteror te komentuar do donte te botonte programin politik te te atit i vitit 1936 ku trajtohen dy ceshtje te rendesishme ushtria me pagese dhe privatizimet.

Une deri gjer 15-16 vjec jetova me tim at.





Pastaj ai beri 20 vjet burg dhe kur erdhi per disa muaj e larguan ne Shkoder. Ishte optimist deri ne fund nje optimizem qe me habit.

Jam shume i penduar qe nuk kam mundur ta intervistoj mire. Nuk kishim ate pjekuri merreshim me punet tona. Nuk kisha kushtet te hetoja per te.





Koco Tasi vdiq i operuar nga kanceri ne stomak. I vellai Akile Tasi ish Minister i Kultures Popullore ne vitet 40 kishte gjetur vdekjen po ne Burrel. Eshtrat nuk iu kthyen familjes. Sot Koco Tasi prehet ne Sharre Tirane.