Genc Kodheli drejtori i Projekteve dhe Investimeve të Huaja në Bashkinë e Tiranës, i ftuar në Tonigt Ilva Tare në Ora News thotë se shqetësimi kryesor në Gjermani është siguria dhe kjo është arsyeja se pse është votuar partia e ekstremit të djathtë AFD-ja.


Kodheli: Gjermanët nuk kanë halle të tipit nuk kanë punë. Ka shumë gjermanë që shqetësohen mos po u vihen në dyshim të bazës kristiane. Ka çudira. AFD-ja është parti anti-gay, por gay-t e votojnë AFD-në sepse thonë se këta na mbrojnë nga emigrantët. Gay-t sulmohen shpesh nga emigrantët dhe ka shumë njerëz gay që kanë shprehu votën e tyre për AFD-në. Pra shqetësimi kryesor i tyre është siguria.  


AFD ka peshkuar pjesë të elektoratit nga të gjitha partitë. Në tre apo katër vitet e ardhshme ata do të humbasin lidhjen me bazën e tyre të votuesve sepse kjo ka qenë një votë proteste. Dalja e tyre më e shpeshtë për shkak se janë në Parlament do të humbin votat e tyre.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter