Flitet per rregulla por cilat jane ato Ja vendimi i PE-se dhe KE-se per levizjen ne BE

Ja kur mund te na kthejne mbrapsht edhe ne kushtet e levizjes pa vize





Nje vendim CE - nr. 562 / 2006 i Parlamentit Europian dhe i Keshillit te Europes ne 14 mars 2006 vendos nje kod komunitar rregullash mbi regjimin e kalimit te njerezve ne kufi.





Ky njihet si kodi i kufijve Shengen. Ky vendim aplikohet per kedo qe kalon kufijte e brendshem d.m.th. ato mes vendeve te BE-se apo te jashtem pra nga nje vend i trete jo anetar i BE-se drejt nje vendi te Bashkimit Europian.





Kufijte e Jashtem





Kufijte e jashtem mund te kalohen vetem ne pikat doganore dhe gjate orareve qe keto pika doganore jane hapur. Kur kalojne nje kufi te jashtem qytetaret e Bashkimit Europian i nenshtrohen nje verifikimi minimal.





Objektivi eshte te saktesohet identiteti i personit qe udheton nepermjet verifikimit te shpejte dhe te thjeshte te vlefshmerise se dokumentit pasaportes nese ka te dhena per falsifikim.





Kurse qytetaret e vendeve jashte BE-se duhet tu nenshtrohen verifikimeve me te thelluara per kushtet e pranimit. Ketu perfshihet viza ne rastet kur ka regjim vizash dhe ne raste te vecanta dokumentet qe autorizojne qendrimin dhe ushtrimin e nje aktiviteti profesional.





Kur regjimi i vizave nuk eshte i pranishem por vendi nuk eshte anetar i BE-se si rasti i Shqiperise per nje qendrim jo me te gjate se tre muaj ne harkun kohor te 1 viti qytetaret e ketyre vendeve duhet





- te kene nje dokument udhetimi

- te justifikojne qellimin e qendrimit te parashikuar

- te kene mundesi ekonomike te mjaftueshme

- te mos jene shpallur persona non grata ne zonen Shengen

- te mos konsiderohen si nje kercenim per rendin publik per sigurine e brendshme per shendetin publik dhe marredheniet nderkombetare te vendeve te BE-se.





Pra megjithese viza nuk do te kete mund te perjashtohen nga hyrja ne territorin e Bashkimit Europian udhetaret jo shtetas te BE-se te cilet nuk plotesojne te gjitha keto kushte te mesiperme. Rregullorja gjithsesi ben perjashtime te vecanta per shembull arsye humanitare.



Ne dokumentet e udhetimit te vendeve jashte BE-se sistematikisht shenohet nje vule ne momentin e hyrjes dhe ne momentin e daljes. Nese dokumenti i udhetimit nuk mban vulen e hyrjes udhetari nuk i gezon me te drejtat e qendrimit. Gjithsesi ne rast debate me autoritetet kufitare ai mund te ofroje elemente prove te besueshem si bileta e udhetimit etj.





Mos u habisni nese ne nje aeroport ju ndalin dhe ju thone Sa leke ke me vete





Ideja eshte qe megjithese mund te udhetohet pa viza autoritetet kufitare kane te drejta te plote qe te te kthejne mbrapsht ose te te kerkojne dokumente shtese dhe mjetet financiare.





Por rregullorja e BE-se i detyron kufitaret te respektojne dinjitetin njerezor ne ushtrimin e funksioneve te tyre dhe nuk mund te bejne diskriminime ne baze te seksit races apo origjines etnike te fese apo te bindjeve te paaftesise te moshes apo te orientimit seksual.





BE garanton qe rojet e kufirit te jene profesioniste te specializuar dhe te formuar. Bashkepunimi operativ koordinohet nga Agjencia Europiane per Drejtimin e Bashkepunimit Operativ ne Kufijte e Jashtem te Shteteve Anetare te Bashkimit Europian FRONTEX.





Kufijte e brendshem





Kushdo ne BE pavaresisht shtetesise mund te kaloje kufijte e brendshem ne cdo pike kufitare pa qene nevoja te behen verifikime. Policia mund te kryeje kontrolle ne zonat kufitare si ne te gjithe pjesen tjeter te territorit por keto kontrolle nuk kane efekt te njejte me verifikimet e bera ne kufi.





Ne rastet e kercenimit te forte te rregullit publik apo sigurise se brendshme nje vend i BE-se mund te shtyje kontrollin ne kufi per nje periudhe te caktuar. Kur ka ndermend te kryeje kete veprim vendi duhet ta komunikoje fillimisht vendimin tek vendet e tjera te BE-se.





Pse Anglia dhe Irlanda sbejne pjese ne Shengen



Mbreteria e Bashkuar dhe Irlanda nuk kane aderuar ne Traktatin Shengen per disa arsye. Zyrtarisht ne dokumentet mbi BE-ne mund te gjenden keto motivime

- Kane ligje migrimi vecanerisht Mbreteria e Bashkuar te ndryshme nga pjesa tjeter e Evropes.





- Organizmat e kontrollit te pasaportave nuk jane forca policie por jane personel civil me fuqi te limituara nderkohe qe kufijte Shengen duhet te menaxhohen nga policia e rendit ose ajo ushtarake.





- Dy vendet ne fjale aplikojne nje Common Travel Area qe heq kufijte mes tyre. Pra nese njera do te aderonte ne Shengen duhet te rinegocionte marreveshjen dypaleshe

- Sovraniteti i ishujve normane dhe ishullit Man nuk bejne pjese ne Mbreterine e Bashkuar por jane te varura nga Familja Mbreterore Britanike

- Ne te dyja vendet ka pasur mosaprovim te larte parlamentar lidhur me marreveshjen Shengen.





Cilat vende ndodhen ne Hapesiren Schengen





Hapesira Schengen e cila perfshin shtetet anetare dhe shtete te asociuar qe zbatojne plotesisht Acqui-ne Schengen.





Kjo hapesire perbehet nga keto vende Austria Belgjika Republika eke Danimarka Estonia Finlanda Franca Greqia Gjermania Holanda Hungaria Islanda Italia Lituania Letonia Luksemburgu Malta Norvegjia Polonia Portugalia Sllovakia Sllovenia Spanja Suedia dhe Zvicra. nga ky grup vendesh Islanda dhe Norvegjia kane ende nje pjesemarrje te limituar ne Shengen.





Ketij grupi i shtohen edhe tri shtete te tjere Qipro Rumania dhe Bullgaria te cilat megjithese te perfshire ne zonen Shengen kane ende kontrolle ne kufi. Dy vende te tjere Anglia dhe Irlanda nuk e njohin marreveshjen Shengen. Aty nuk mund te shkohet edhe nese vizat hiqen.





Sic eshte theksuar disa here heqja e vizave eshte mundesi per udhetim te lire dhe qendrim maksimum prej 90 ditesh ne vendet e BE-se ne afat prej gjashte muajsh por jo dhe mundesi per qendrim te perhershem ose me te gjate apo per pune.