Komisioni i reformës zgjedhore mbyll punën me Kodin Zgjedhor i cili do të votohet ditën e hënë në Kuvend. Në mbledhjen e dytë, pas rimandatimit nga Kuvendi, komisoni i reformës ka vendosur një dispozitë kalimtare në kod, sipas të cilës, kreu i shtetit është i detyruar të dekretojë datën e zgjedhjeve vetën 7 ditë pas votimit nga Kuvendi të Kodit Zgjedhor. Gjithashtu data e zgjedhjeve parashikohet të jetë 21 ose 28 qershori i vitit 2009-të. Ndërkaq komisioni i reformës nuk ka diskutuar mbi propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi përbërjen e komisioneve zgjedhore. Pak ditë më parë kreu i shtetit Bamir Topi nuk dekretoi kodin e ri zgjedhor të miratuar nga Kuvendi me konsensusin e dy partive të mëdha politike. Ky kthim dekreti u pa si një shans që iu dha Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të gjetur konsensusin mes tyre. Nga ana tjetër vetë kryeministri e përdori këtë fakt për të bërë diversion ndaj opozitës.