Mosdekretimi i kodit zgjedhor nga kreu i shteti do të rimbledhë komisionin e reformës zgjedhore. Konferenca e kryetarëve ka vendosur që dekretin e presidentit Topi për kodin e ri zgjedhor ta kalojë për diskutim në komisionin që e krijoi këtë kod dhe jo në komisionin parlamentar të ligjeve. Pas një mbledhje që ka zgjatur gati 70 minuta, kreu i parlamentarëve demokratë Astrit Patozi u shpreh se mandati i komisionit është 8 javë. Ndërsa Partia Demokratike e ka hedhur topin Partisë Socialiste për dialogun politik me partitë greviste. Kryetaria e parlamentarëve socialist Valentina Leskaj mohoi kategorikisht çdo mundësi diaogu. Pas kthimit të kodit nga ana e presidentit, politika nisi diskutimin nëse do të ishte komisioni i ligjeve ai që duhej të diskutonte dekretin e presidentit apo do të rimblidhej komisioni i reformës zgjedhore.