Për këtë çështje mjaft të nxehtë të ditëve të fundit ministrja Kumbaro tha: "Ua kemi treguar edhe medias aktin noterial, por edhe banorëve të Ishmit. Në 2006 kur piktori ka ndërruar jetë, ai është varrosur në fshatin e lindjes. Sipas një verifikimi të letrave të testamentit të tij i cili është hapur pas ditës së varrimit, fondacioni "Ibrahim Kodra" kërkoi që të çohej në vend vullenti i fundit. Ibrahim Kodra të prehet në Tiranë. Gjithçka po e bëjmë në zbatim të ligjit dhe në nderim të figurës së tij, do të qëndrojë pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës.", ka thënë Kumbaro.