Ka qenë e ashpër ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku nga Rinasi ku ia ka faturuar të gjithë përgjegjësinë për grabitjen në Rinas, koncesionarit kinez të TIA-s, për të cilët tha se dinë vetëm të hapin parkingje.
Sipas Ballukut, të ardhurat dhe taksa për pasagjerë prej 3 eurosh që kompania vjel nuk përdoren për investime serioze për pasagjerët.
Këto të ardhura nuk janë përdorur as për të rritur sigurinë e aeroportit ashtu siç është kërkuar nga organet mbikëqyrëse. I vetmi investim që kompania kineze ka për zemër janë parkingjet. Ti shtojë ata dhe të vjelë fitime të lehta duke harruar kush është objekti kryesor i sipërmarrjes së tyre në Shqipëri, tha ajo.
Balluku pranoi se kontrata koncesionare e Rinasit është plot e përplot me gabime, teksa nënvizoi se nga qeveria sjanë marrë masa ekstreme pasi mund ti shkaktonte dëme shtetit shqiptar.
Ne shquhemi edhe se i pranojmë gabimet, por kontrata koncesionare është votuar në mënyrë unanime në Parlament. Ajo është trumbetuar edhe nga Partia Demokratike, por kontrata ka penalizuar qeverinë shqiptare që të ndërmarrë masa në Rinas. Jo vetëm kompania kineze por edhe ajo e mëparshmja. Kjo vërehet edhe nga çmimet e kripura. Reagimi i djeshëm i koncesionarit që i tregon shtetit kushtet dhe se cilat ka përmbushur është fyes për ne. Ju dini vetëm një pjesë, por penalizimet janë bërë dhe janë 500 mijë lekë të reja. Koncesionari i paguan gjobat, por nuk i merr parasysh çështjet e sigurisë. Kemi pasur përballë një kompani serioze, që ka një objekt të madh këtu qoftë nga ana e shërbimeve që ofron dhe sipërfaqes që ka nën kontroll. Ne i kemi cilësuar si një partner strategjik, por sot po kuptojmë se koncesionari sdo të ndërmarrë asnjë masë, theksoi ajo.
Por sipas Ballukut koha për kompaninë kineze mbaroi dhe që prej ditës së sotme shteti shqiptar do të kujdeset për sigurinë dhe të garantojë cilësinë e shërbimit në Rinas.
Ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë, edhe cilësia e shërbimit të ndryshojë në aeroport. Pasi koncesionari po luan me një kontratë për një objekt, siguria e të cilit prek çdo shqiptar, Është përdhosur dhe dhunuar dera nga hyhet dhe dilet nga Shqipëria nga ne dalim të shohim botën, dhe për fat të keq nga koncesionari, por kjo do të ndryshojë, u shpreh ministrja.