Rivjen sërish "Kohët e artit". Botimi i dytë luksoz mbi artin botëror, vjen pas dy vjetësh në Shqipëri, pas vëllimit të parë, me të njëjtin titull botuar nga "Instituti i Dialogut dhe Komunikimit". 

Kësaj here është vëllimi i dytë i historisë më të kompletuar të artit botëror të botuar ndonjëherë në gjuhën shqipe, i cili mbulon periudhën nga Gotiku Ndërkombëtar te Rokokoja. I konceptuar fillimisht si një vepër që i drejtohet nxënësve dhe studentëve të artit dhe të arkitekturës, në fakt libri "Kohët e artit" i drejtohet dhe një publiku mjaft më të gjerë të interesuar për të pasur dhe për të lexuar një histori serioze të artit botëror. Ky vëllim i ri "Kohët e artit" është vlerësuar shumë nga studiuesit vendas dhe të huaj. Por s'duhet lënë pa u përmendur dhe cilësia e lartë dhe profesionale e përkthimit nga historiani i njohur i artit Gëzim Qendro. Vlerat e librit shtohen nga cilësia e lartë e shtypshkrimit të bërë në Itali si dhe fotografitë cilësore të botuara në faqet me lustër.