Sasia rekord e kokaines ne Portin e Durresit ka shkaktuar reagime dhe nga qeveria kolumbiane, vendi nga vinte droga.


Trafiku i drogës nga Kolumbia në Shqipëri dhe dërgesa e fundit prej 613 kilogramësh kokainë të mbërritur në portin e Durrësit, pas porosisë së mbërritur nga vendi ynë, kanë qenë temë e fjalimit të djeshëm të ministrit të Mbrojtjes së Kolumbisë.


Në një fjalim të bërë përpara bazës së Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, Ministri i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, i shoqëruar nga të dërguarit e Qeverisë së SHBA-së, përfshirë Ambasadorin Kevin Withaker dhe Gjenerali Rick Waddell, zëvendëssekretari i Sigurisë Kombëtare.


Këta të fundit ishin të pranishëm në këtë ceremoni me qëllim informimin dhe njohjen goditjeve që ka bërë Kolumbia kundër organizatës kriminale dhe trafikantëve të drogës të njohur si Klani i Gjirit.


Në fjalën e tij, ministri kolumbian i Mbrojtjes, tha se Luis Carlos Villegas gjatë operacionit Agamemnon, gjatë 4 vitet e fundit, Klani i Gjirit (Clan de Golfo) ka humbur më shumë se 6 mijë miliardë dollarë si pasojë e goditjeve të ushtrisë dhe policisë kolumbiane.


Në fjalën e tij, ministri Villegas pohoi se Forca e Policisë Kolumbiane do të vazhdojë të përballet me forcë të dukshme fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupet e armatosura të organizuara si ELN, grupet e mbetura të FARC dhe Clan del Golfo.


Ai vuri në dukje edhe operacionin e fundit të zhvilluar nga Policia Kombëtare Kolumbiane në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Shqipërinë, për kapjen e 613 kilogramë kokainë të nisur nga Kolumbia me destinacion Portin e Durrësit në Shqipëri.


Policia Kombëtare Kolumbiane ka raportuar se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare, u kapën 613 kilogramë kokainë, në pronësi të organizatës kriminale Clan del Golfo në portin e Durrësit, Republika e Shqipërisë, aksion i bërë në 28 shkurt.


Droga e konfiskuar ishte e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të një kontenieri që la Kolumbinë në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që në itinerarin e saj do të vizitonte disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, Shqipëri, ku edhe do të shkarkohej.


Kokaina u sekuestrua falë informacioneve të mbërritura në kohë dhe të ofruara nga agjencitë pjesëmarrëse në këtë operacion, të cilat i lejuan policisë shqiptare që të planifikonte një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare.


Gjatë operacionit u kapën dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë.


Policia Shqiptare lëshoi urdhrin e kontrollit dhe konfiskimit tek pronari i kompanisë dhe hapi hetimet me homologët e saj në Europë për të përcaktuar identitetin e personave të tjerë të lidhur me këtë sekuestrim droge, e cila është bllokimi më i madh i kësaj substance të paligjshme në Shqipëri./Marrë nga Radiosantafe.com