Ju kam thënë, Lulëzim Basha, nënkryetari i ri i PD është kokëbosh dhe i paditur! Por, edhe fjalë pa mbajtur!!
Sapo e dëgjova që në cilësinë e kryetarit të Bashkisë të sulmojë Kryeministrin e ardhshëm, duke bërë tamam atë të cilën na kish premtuar (si qytetarë të kryeqytetit) nuk do ta bënte kurrë si kryetar i Bashkise së Tiranës.
Megjithatë, po merrem me atë që tha.
Lulëzim Basha sulmoi angazhimin e Ramës për ti dhënë pavarësi INSTAT (Institutit të Statistikave).
Lulëzimn Basha tha se ky angazhim tregon mendësinë antishtet të Ramës dhe se ky, pra Lulëzim Basha, do të bënte betejë të fortë për këtë!!
Kokëbosh dhe qesharak. Ja përse:
Sot, INSTAT është një institucion tërësisht politik dhe i varur nga Kryeministri që ishte dhe kryetari i PD, pra varet direkt nga ai.
Rama u angazhua dje që ta çlirojë INSTAT nga varësia prej Kryeministrit dhe kryetarit të PS.
Njëherësh, Rama u angazhua që menaxhimi i këtij institucioni jo vetëm të çlirohet politikisht, por edhe të organizohet nga një institucion i ngjashëm i një vendi të Bashkimit Evropian!!
Çfarë ka këtu që reflekton antishtetin?
Natyrisht, një njeri që nuk di gjë për shtetin- pyeteni çështë shteti për të dhe nuk do dijë tua thote; një njeri që nuk di gjë për INSTAT- pyeteni për natyrën dhe metodologjinë e treguesve që prodhon INSTAT dhe nuk do dijë tua thotë; do të jetë fatkeqësi e madhe për opozitën e vjetër që po rikthehet në këtë vend!!
Ka nje arsye të dytë pse Lulëzim Basha zgjedh të bëj këtë. Lulëzim Basha po ngrihet mbi trashëgiminë e Berishës, transparenca mbi të cilën e bën edhe më bosh atë!!