TIRANE –  Kolegji Zgjedhor vendosi të shqyrtojë kërkesë/padinë e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të deputetëve, në kushtet kur KQZ-ja nuk mund të bëjë certifikimin e zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 5 anëtarësh.

Kolegji po shqyrton rast pas rasti 12 kërkesë/paditë e PS-së për ndarjen e mandateve të deputetëve në 12 qarqet e vendit. Kolegji e nisi shqyrtimin me qarkun e Gjirokastrës dhe duke iu referuar tabelës së rezultateve dhe listave shumë emërore të vëna në dispozicion nga KQZ-ja, vendosi ndarjen e mandateve 3 me 1 në favor të Aleancës për Shqipërinë Europiane, kundrejt Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.

QARKU GJIROKASTER
PS – 3 deputetë – Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli
LSI – 1 deputet – Vangjel Tavo
PD – 1 deputet – Genc Ruli

Më pas e njëjta procedurë u ndoq nga Kolegji Zgjedhor edhe me shpërndarjen e mandateve në qarkun e Durrësit, Fierit, Korçës, Elbasanit, Vlorës, Beratit dhe Kukësit.

QARKU DURRËS
PS – 6 deputetë – Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi
LSI – 1 deputet – Lefter Koka
PD – 5 deputetë – Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi
PR – 1 deputet – Agron Duka

QARKU FIER
PS - 9 deputetë – Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi
LSI – 2 deputetë – Petrit Vasili, Robert Bitri
PD – 4 deputetë – Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi
PDIU – 1 deputet – Omer Mamo

QARKU KORÇE
PS – 6 deputetë – Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti
LSI – 1 deputet - Piro Kapurani
PD – 5 deputetë – Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa

QARKU ELBASAN
PS – 6 deputetë (pranë deputetit 7) – Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini
LSI – 2 deputetë – Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjri
PD – 4 deputetë – Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi
PR – 1 deputet – Luan Duzha
PDIU – 1 deputet – Aqif Rakipi

QARKU VLORE
PS – 6 deputetë – Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto
LSI – 1 deputet – Shkëlqim Selami
PBDNJ – 1 deputet – Vangjel Dule
PD – 3 deputetë – Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi
PDIU- 1 deputet – Dashamir Tahiri

QARKU KUKES
PS - 1 deputet – Vexhi Muçmataj
PD: 3 deputetë – Flamur Noka, Besnik Dusha, Alban Zeneli 

QARKU BERAT
PS – 4 deputetë – Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduart Bejko
LSI – 2 deputetë – Nasip Naço, Gledion Rahovica
PD – 2 deputetë – Genc Pollo, Astrit Veliaj 

Tashme Kolegji po vijon shqyrtimin e kërkesë padive për qarqet e mbetura. 

Ndaj vendimmarrjejes së Kolegjit ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, i cili ka denoncuar atë që e ka quajtur “presion ilegal” të PS ndaj Kolegjit Zgjedhor. Sipas Kasos, Kolegji ka marrë dy vendime anti-kushtetuese dhe ka shkelur autoritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nën presionin e PS-së. 

Ndërkohë, sipas përfaqësuesit të PS-së Koli Bele, pretendimet e PD-së tingëllojnë si presion politik dhe jo si argumente ligjore. 

“Kolegji Zgjedhor në një procedurë ligjore mëse normale është në gjykim e sipër të ndarjes së mandateve për 12 qarqe. Është në përputhje me ligjin. Me në fund procesi po gjen përfundimin e tij në një vendimmarrje kolegjiale. Pretendimet e PD-së që në fakt tingëllojnë si presion politik se sa argumente ligjore, duken si kërkesat e një subjekti që kërkon minuta shtesë për një garë që ka mbaruar.”- deklaroi Bele.

KOLEGJI VENDOS TE SHQYRTOJE KERKESEN E PS
Kolegji Zgjedhor vendosi të shqyrtojë kërkesë/padinë e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të deputetëve, në kushtet kur KQZ-ja nuk mund të bëjë certifikimin e zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 5 anëtarësh.

Mbi bazën e kërkesës së bërë nga PS-ja, Kolegji Zgjedhor pritet të përmbyllë procesin zgjedhor, pasi të shqyrtojë rast pas rasti të 12 kërkesë/paditë e paraqitura nga PS për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit.

Përfaqësuesi i PS-së, Koli Bele kërkoi që Kolegji t’i shqyrtonte së bashku kërkesat për 12 qarqe, me argumentin se kanë të njëjtin objekt. Por kërkesa e tij u rrëzua nga trupa e Kolegjit.

I pranishëm në seancën gjyqësore, përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso kërkoi pushimin e padisë së PS-së, pasi sipas tij, është paraqitur para kohe.

“KQZ sot kishte duhet ta merrte vendimin, por nuk u arrit që të merrej një vendimmarrje. Mbledhja është zhvilluar në orën 12:00, por PS nuk mund ta bënte para dy ditësh këtë kërkesë. PS nuk mund ta merrte të garantuar faktin se KQZ nuk do të mund ta merrte këtë vendim. Jemi investuar në mënyrë paraprake dhe paragjykuese për KQZ-në.”- deklaroi Kaso.

(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Ndarja e mandateve, Lleshi: KQZ nuk ka kuorumin e nevojshëm për vendim