Kush do ta mendonte se një mekanik do të merrej edhe me koleksionimin e pullave postare?! Edmond Shkreli gëzon një pasuri kulturore, gati një shekullore, trashëguar ndër vite edhe nga gjyshi i tij, po aq i apasionuar pas koleksionimit të pullave.


Gjyshi im i ka pasur që nga 1900-ta, e ka vazhduar deri në 1965-ën, tregon Edmond Shkreli, koleksionist.


Për 63-vjeçarin koleksionimi është kthyer në një pasion të pashtershëm duke i kushtuar vëmendje maksimale pullave. Ndërsa tregon edhe rëndësinë e vërtet të tyre.


Edmondi ruan në arkivën e tij pulla postare nga të gjitha shtetet e botës. Ndër to ka pulla të ishujve-shtet që sot nuk ekzistojnë apo edhe më herët kur në botë funksiononin kolonitë. Pa harruar edhe pullën e parë shqiptare.


Në shtëpinë e Edmondit veç albumeve të koleksionit me miliona pulle, ndodhet edhe një bibliotekë e vogël familjare. Për të leximi i librave ka nisur më herët se të koleksiononte pulla por që lidhet së tepërmi me historinë e tyre.


11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)