FRANCË- Midis rritjes së sasisë së kolesterolit në gjak dhe problemeve të memories ka një lidhje. Këtë fakt e konfirmojnë studiuesit francez të Institutit Nacional të Shëndetësisë. Studimi përfshiu rreth 5 mijë pacientë me moshë mesatare rreth 55-vjeç, të cilëve iu llogarit rreziku kardiovaskular pasi u analizuan faktorë të ndryshëm, midis të cilëve kolesteroli total HDL, presioni, diabeti. Më pas, të gjithë iu nënshtruan testeve njohëse për të vlerësuar performancën e kujtesës dhe të trurit në përgjithësi.

Studiuesit zbuluan se rreziku i lartë kardiovaskular ishte i lidhur me funksionimin e ulët njohës (konuktiv) dhe probleme të kujtesës në një masë më të madhe se ata persona që gëzonin një rrezik më të ulët kardiovaskular, falë niveleve të përshtatshme dhe presionit të ulët në gjak. Me një rritje prej 10 për qind të rrezikut kardiovaskular regjistrohej një ulje prej 3-7 për qind në vlerat e përcaktuara nga testi kujtesës. Studiuesit shpjegojnë se të dhënat konfirmojnë se faktorët e rrezikut kardiovaskular, të tilla si kolesteroli i lartë ose presioni i lartë i gjakut, kontribuojnë në shfaqjen e problemeve në aftësitë njohëse dhe rënies së aftësisë njohëse dhe të kujtesës duke filluar nga mosha e mesme dhe më tej. Një tjetër studim i bërë publikuar për opinionin publik, tregoi se dëmtimi i memories është një faktor rreziku për goditjen në tru.

Subjektet e hulumtimit janë mijëra, si pjesë e një studimi të madh të realizuar. 15 000 persona i janë nënshtruar testit për rrjedhshmërinë në të folur , ndërsa 17 000 persona i janë nënshtruar testit të kujtesës. Pasi testeve vullnetarët me një moshë mesatare rreth 67-vjeç janë kontaktuar nga studiuesit dy herë në vit gjatë pesë viteve duke vëzhguar shëndetin e tyre. Rezultatet treguan se ata që kishin regjistruar performancë të keqe gjatë testimit të rrjedhshmërisë në të folur kishin gjasa katër herë më të mëdha se mesatarja, ndërsa ata që kishin arritur rezultate të dobëta në testet e kujtesës rreziku rritet tri herë më shumë.

Studiuesit sqarojnë se ekziston një lidhje midis kolesterolit, hipertensionit dhe humbjes së kujtesës. Presioni dhe kolesteroli i lartë në fakt të çojë në ndryshimet e enëve të trurit në një përmasë të vogël, të cilat qëndrojnë të heshtura për shumë vite. Treguesi i vetëm i këtij ndryshimi i shkaktuar nga kolesteroli mikrovaskular dhe hipertensionit, i cili rrit në masë të madhe rrezikun e dëmtimit të trurit , mund të jetë pikërisht një deficit i vogël në kujtesë.
(e.m/BalkanWeb)