PRISHTINE- Koloneli rumun, Marian Petre është emëruar shef i Departamentit të Policisë Speciale në kuadër të EULEX-it. Lajmin e bënë publik mediet rumune, sipas të cilave, qeveria e Rumanisë citohet të ketë thënë se ky emërim është rezultat i hapave të përbashkët të institucioneve të Rumanisë dhe zyrave përgjegjëse për emërime të tilla të Bashkimit Evropian, njofton “Zëri”.

Kjo është pozita më e lartë në organogramin e EULEX-it rreth dimensioneve planifikuese të operacioneve policore, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Administratës dhe për punë të Brendshme, si dhe Ministria e Jashtme rumune, citon “Agerpres”.

Sipas njoftimit, Marian Petre është trajnuar brenda Inspektoratit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë Rumune dhe ai me sukses i kaloi të gjitha fazat e karrierës së tiji profesionale.
(s.g/balkanweb)