Policia kolumbiane kundër narkotikëve konfiskuan më shumë se 3 ton marihuanë në një zonë rurale të vendit përgjatë kufirit me Venezuelën.

52 pakot e marihuanës u zbuluan në një fermë në periferi të Cucuta, rreth 380 km në verilindje të kryeqytetit Bogota.

" Në një operacion vërtetë të rëndësishëm ashtu sikurse mund të vini re janë konfiskuar më shumë se tre ton marihuanë. Trafikantët e kishin paketuar atë në mënyrë të përkryer, mund të themi se pothuajse ishin paketuar me vakum dhe kjo gjë lehtëson lundrimin e anijeve drejt vendeve të tjera. Po flasim për më shumë se 10 milionë doza që ne e penguam që të dilte në rrugë për konsumim. Po flasim për një gramë në dozë, e cila nuk ka një vlerë të madhe tregtare, por që do të shkaktonte shumë dëmë në rrugë"-tha gjenerali Fransisco Patino Fonseca për gazetarët, drejtori i policisë anti-narkotike në Kolumbi.

Vendi i Amerikës Jugore, prodhuesi më i madh i kokainës, është bërë më pak i dhunshëm nën presidencën e Alvaro Uribe, i cili ka përdorur miliona dollarë me ndihmën ushtarake të Shba-së për të luftuar guerrilasit dhe çarmatimin e paramilitarëve që nga marrja e pushtetit në 2002.

Por tregu i drogës në Kolumbi vazhdon ta shikojë vendin me një eksportim të rreth 600 tonë kokainë çdo vit dhe përforcimi i ligjeve ka sjellë shumjë pak përpjekje për të reduktuar prodhimin, sipas Kombeve të Bashkuara.

Pjesa më e madhe e kokainës në Kolumbi, futet kontrabandë në Shba përmes Meksikës, ku nijëra njërez janë vrarë në përleshjet midis karteleve të drogës që me vendosmër ikërkojnë të dominojnë ashtu sikurse trafikantët kolumbianë të drogës dominojnë në Amerikë.