Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 15:15

Kolumbia mposhti Kosta Rikën 1-0 në ndeshjen e dytë në Grupin A të Copa Americës në San Slvador de Jujuy. Kosta Rika mbeti pa sulmuesin Randall Brenes, i cili u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë dhe prej atij momenti u gjend në situatë të vështirë përballë Kolumbisë.



Adrian Ramos shënoi golin e epërsisë dhe të fitores për Kolumbinë, në minutat e fundit të pjesës së parë. Kosta Rika luftoi deri në fund, por pa sukses dhe tani gjendet në pozitën e fundit në Grupin A. Kolumbia kryeson me tri pikë, para Argjentinës dhe Bolivisë me nga një.